Heq maskën dhe pështyn mbi fruta duke qeshur, idiotësia e fundit në kohë koronavirusi
Transmetuar më 20-03-2020, 09:24

Heq maskën, pështyn mbi fruta dhe nis të qeshë. Është ky budallallëku i fundit në këto kohë koronavirusi që po qarkullon në rrjetet sociale.

Në videon më poshtë mund të shihni se si një person heq maskën dhe pështyn mbi fruta dhe skenën e publikon në Instagram shoqëruar me fjalën “Le të infektojmë”.

"Gjeniu" i ditës vjen nga provinca e Caserta në Itali dhe pas qarkullimit në rrjetet sociale, pamjet u publikuan edhe nga këshilltari rajonal i Campania, Francesco Emilio Borrelli.

“As emergjenca e koronavirusit, duket se nuk e ndal dot budallallëkun e disa personave, të cilët pëlqejnë të bien në sy në rrjetet sociale me veprimet e tyre. Idiotësia po arrin limite që as nuk mendoheshin”, shton Borrelli.

Policia italiane e identifikoi dhe nisi procedimin penal ndaj të riut, ku bëhet fjalë për një 25-vjeçar nga Caserta, i cili u shoqërua në komisariat.

“Ishte një budallallëk djaloshar”, u justifikua i riu. Mësohet se ai është i papunë dhe jeton me të ëmën. Ndërkohë iu nënshtrua tamponit për të zbuluar nëse ishte i prekur nga koronavirusi. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE

Loading...