
Mjeku Pëllumb Pipero paralajmëron shifra shumë më të mëdha të të prekurve nga koronavirusi, në raport me ata që janë aktualisht.
Mbrëmjen e kësaj të enjteje ai tha në “Opinion” se shifra e të infektuarve të konfirmuar me Covid-19 në vendin tonë, mendohet se është me e lartë se 64, shifra zyrtare e datës 19 mars.
“Epidemia ka formën e ajsbergut, majën i shohim akoma, ne mund të evidentojmë ata persona që kanë ankesa apo kanë kontakt me të infektuarit. Numri i të infektuarve mendoj se është më i madh. Të paktën 10 herë më i madh, pra duhet të kemi 650 të infektuar, pavarësisht se ata mund të mos kenë asnjë shenjë.
Por në rast se ata nuk zbatojnë këshillat dhe urdhrat e izolimit, janë burim infektimi për të tjerët. Ndaj u lutemi që të rrinë në shtëpi”, deklaroi mjeku infeksionit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





