“Të bashkuar”, Flori Mumajesi ndan këtë mesazh motivues
Transmetuar më 19-03-2020, 23:04

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi i është bashkuar thirrjeve të ndryshme nga personazhet e njohur gjatë këtyre ditëve të vështira në vend.

Ai ka publikuar në llogarinë e tij një video me një mesazh special, ku ka theksuar se populli shqiptar është mjaft i fortë.

“Të bashkuar. Kam krijuar këngë nga shpirti, por kjo ka qenë e krijuar me shpirt prej vitesh. Qëllimi? Jo vetëm të argëtojmë e të ndryshojmë standartet e programeve muzikore dhe argëtues.

Por sigurisht të ndajmë me të gjithë mesazhe të tilla, krijuar nga shpirti në shpirt”, ka shkruar Mumajesi krah postimit të fundit në rrjetet sociale.

Fansat e Florit kanë lënë një sërë komentesh duke e falenderuar këngëtarin për këtë mesazh, por dhe duke theksuar se kënga është ilaç i mirë për të gjithë këto ditë./b.l/noa.al/

Loading...