Transmetuar më 19-03-2020, 23:02

Një prostitutë është ndaluar dy herë nga karabinierët ndërsa prostituonte në të njëjtin vend, afër Cervia, në bregdetin e Ravenës në Itali.

Dhe dy herë me radhë ata e denoncuan atë për mospërputhje me dispozitat e autoritetit të lidhura me kontrollin e përhapjes së Covid-19.

Protagonistja, siç raportohet nga gazeta Resto del Carlino – është një vajzë e re me origjinë rumune, e identifikuar nga policia lokale dy herë në dy ditë.

Për t’u përpjekur më kot për të shmangur ankesën, gruaja e re pohoi se ishte atje për të punuar për të nxjerrë bukën e gojës ashtu siç shkojnë në punë dhe plot të tjerë.  “Jam duke punuar shumë. po siguroj jetesën time”,- tha ajo.

Në Itali është i ndaluar me ligj prostitucioni, por aktualisht kjo prostitutë u ndalua për shkelje të rregullit për qëndrim në shtëpi. /b.l/noa.al/