
Kryeministri Edi Rama thotë se asgjë nuk mund të bëhet për ata shqiptarë që kanë ngelur jashtë vendit dhe duan të rikthehen.
Reagimi i z.Rama erdhi pasi u pyet në lidhje direkte televizive në Tv Klan se çfarë do të ndodhë me shqiptarët që kanë mbetur jashtë kufijve të vendit për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Rama tha se kjo situatë i ka gjetur të papërgatitur dhe se ende nuk ka një zgjidhje.
“Ka plasur lufta botërore dhe askush nuk ka ç’të bëjë me këto pengesa që ka shkaktuar kjo luftë botërore. Dhe njerëzit i ka gjetur lufta botërore në vende të ndryshme, ku ne nuk kemi asnjë mundësi t’i tërheqim. E kemi absolutisht të pamundur”, tha Rama./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





