OBSH ngre alarm të ri: Koronavirusi qëndron te të shëruarit edhe 15 ditë më pas
Transmetuar më 19-03-2020, 17:44

Në Shqipëri po flitet shumë dy ditët e fundit për shërimin nga koronavirusi të atij që njihet tek ne si pacienti zero, pasi ishte i pari që u identifikua me këtë infektim.

Por sa është i sigurt shërimi dhe sa i sigurt është mosinfektimi i mëtejshëm.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar sot se ti konsiderosh plotësisht të shëruar është e parakohshme.

Për më tepër ekspertët e OBSH janë të shqetësuar se të shëruarit mund të jenë edhe më pas burim infeksioni.

Pohimin e bëri kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp në selinë qendrore në Gjenevë, Zvicër.

Ai tha se të shëruarit nga koronavirusi mund të rezultojnë infektues deri në 15 ditë pas zhdukjes së simptomave. Për këtë motiv, është absolutisht e rëndësishme që pacienti i shëruar të mos dalë nga izolimi, të qëndrojë në shtëpi, të mos takojë njerëz dhe të vazhdojë me masat higjienike, tha ai. /noa.al/