
Presidenti i SHBA, Donald Trump në një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë teksa shprehet se qeveria e tij po bën gjithçka për të mirën e qytetarëve në këtë kohë koronavirusi, ka njoftuar se ka miratuar disa mjekime të reja.
Trump thotë se një mjekim kundër malarias ka treguar rezultate kundër virusit vdekreprurës Covid-19, ndërsa ka shprehur besimin se këto mjekime do japin rezultate pozitive.
“Kemi miratuar mjekime të reja dhe ky është sukses. Tashmë kemi disa opsione mjekimesh për Covid-19. Do të mblidhen të dhëna për mjekime që funksionojnë. Një mjekim kundër malarias ka treguar rezultate. Do bëjmë të mundur përdorimin e menjëhershëm të mjekimit dhe sigurisht që në të ardhmen do punojmë për një vaksinë”, tha Trump.
Më tej ai shtoi se, “Duam t’i tregojmë publikut amerikan se ne punojmë që Agjencia e Miratimit të Barnave të funksionojë sa më shpejt. Me vaksinat e reja, mendoj se do të ndryshojë gjithçka.
Ajo që do të bëjmë, është mjaft inkurajuese. Publiku amerikan ka qenë i jashtëzakonshëm, duhet të rrini në shtëpi. Kjo është luftë mjekësore dhe duhet ta fitojmë”./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





