
Një ndër ekspertët e njohur të ekonomisë, ish zëvendësministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, e quan të pavend publikimin dhe shpërndarjen nga kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe, të pamjeve të arkivolëve me të vdekurit nga koronavirusi në Bergamo të Italisë.
Eno Bozdo, edhe ish nënkryetar i bashkisë së Tiranës i drejtohet kryeministrit me pyetjen se përse nuk mbylli kufijtë kur e keqja ishte vetëm në Itali dhe kështu të ndalte futjen e virusit në Shqipëri.
"Kujtojini Kryeministrit se përpara se të nxjerrë foto makabër me arkivolë, të shpjegojë përse nuk mbylli kufijtë tre javë më parë?!".
Koronavirusi ose COVID-19 nisi në dhjetor 2019 në Kinë dhe më tej u përhap në vendet e tjera duke goditur më shumë Italinë. Shqipëria kishte plot kohë për masa të atilla që të shmangnin hyrjen e virusit fatal. Kryeministri Edi Rama zgjodhi të mos mbyllë kufijtë pa nisur rastet e para dhe e bëri këtë menjëherë më pas duke e shoqëruar me masa të forta shtrënguese dhe shtetrrethin.
Shumë njerëz thonë se nëse do të mbylleshin kufijtë njerëzit do të izoloheshin vetëm brenda Shqipërisë dhe jo brenda shtëpisë dhe ajo do të ishte një e keqe shumë më e vogël. /noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





