Transmetuar më 19-03-2020, 12:09

Pasi zbuloi se ajo dhe bashkëshorti i saj, kompozitori Eligit Doda do të bëhen prindër, moderatorja Klea Huta jep detaje nga shtatzënia.

Ndërsa ndodhet e izoluar në shtëpi prej koronavirusit, ajo iu është përgjigjur interesit të ndjekësve.

Teksa ndodhet afër mesit të shtatzënisë, Klea ka zbuluar se ka shtuar 8 kilogramë.

Po ashtu ajo ka treguar se emrin e kanë zgjedhur për djalin, por se nuk dëshiron që ta bëjnë publik.

Klea dhe Elgiti u martuan në fshehtësi, ndërkohë që gjithçka e kurorëzuan me një set fotografish nga Maroku. /a.y/noa.al