

Fshehu simptomat e gripit ndaj një ekipi mjekësh në spitalin e Parini të Aosta në Itali, nga frika se operacioni i tij për rimodelimin e hundës mund të shtyhej. Por në fakt simptomat e gripit, ishin koronavirus.
Ishte anestezisti ai që kuptoi gjithçka, kur pa se temperatura e trupit të pacientit po rritej.
Kështu pacienti iu nënshtrua tamponit Covid-19 dhe rezultoi pozitiv. Mirëpo ndërkohë, ia kishte ngjitur anestezistit, kirurgut dhe infermieres.
Prokuroria e Aosta ka nisur një hetim lidhur me rastin, ndërkohë që pacienti rrezikon 12 vite burg.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur javën e kaluar dhe gjatë ditëve më parë ai kishte pasur kontakte me shumë turistë në Lombardi pasi punonte në një zonë turistike në zonën e Valle d’Aosta. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





