
Kryeministri Edi Rama i konsideron të domosdoshme masat që qeveria ka marrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ai e ripërsëriti këtë gjë gjatë mbrëmjes së sotme, në një lidhje me skype për emisionin Open.
“Kur unë thashë që jemi në luftë, shumë thanë që kjo nuk është luftë, por një sëmundje kalimtare.
Sot presidenti i Francës flet për luftë, Merkel flet për luftë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës flet për luftë.
Jemi në luftë dhe vetëm masat shtrënguese janë e vetmja rrugë për t’u përballur me këtë armik’- tha Rama.
Pyetjes se sa mund të zgjasë kjo gjendje, kryeministri iu përgjigj:
“Për këtë pyetje duhet të përgjigjet ndonjë politikan që jep fall. Unë nuk parashikoj apo jap fall. Unë dua të them se masat e marra ishin të domososhme.
Ne jemi vendi i parë në Europë pas Italisë që kemi marrë masat e duhura. Askush nuk e di se kur do të mbarojë kjo punë.
Duhet të shtrëngojmë dhëmbët. Të veprojmë si një trup i vetëm për tu bërë mburojë e sistemit tonë shëndetësor”- tha Rama./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





