
Mjeku infeksionist Tritan Kalo në një intervistë në Abc News, ka treguar se gjendja e pacientëve të prekur me COVID-19 është e stabilizuar dhe vetëm tre janë në gjendje më të ndërlikuar.
Mjeku ka thënë se pacientët po trajtohen me ilaçe dhe ka shpresa që të shërohen e të mos ketë humbje jete.
Kalo më tej shtoi se çdo vend aplikon në përputhje më të dhënat ato medikamente që i gjykon se mund të jenë të efektshme.
“Reagimi i makroorganizimit tonë nuk është i njëjtë, gjithashtu edhe përgjigja terapike nuk është e njëjtë të individët.
Te persona të ndryshëm sistemi imunitar mund të reagojë më shpejt ndaj hyrjes së një agresori. Në organizimin tonë sa më shumë të jetë e mundur është që përhapja e virusit të mos prekë organet si zemra, por të kufizohet aty ku hyjnë.
Çdo vend aplikon në përputhje më të dhënat ato medikamente që i gjykon se mund të jenë të efektshme. Edhe në Kinë eksperiencat janë të ndryshme nga një klinikë në tjetrën.
Meqenëse sekuencat virale të Sars COV2 i ngjajnë hivi-t preparatet janë të njëjta sikurse është “Kalendra”.
Meqenëse ka ngjasim me disa sekuenca me virusin që ka shkaktuar gripin e derrit trajtohen dhe me “Tamiflu”.
Së shpejti hyn në lojë “Klorokin fosfat” ose “Klorokin bazë” .
Të gjitha preparatet e mundhsme që kanë dhënë rezultate po mundohemi ti aplikojmë te të sëmurët”, sqaroi Kalo.
Ai theksoi se dozat e mjekimit nuk janë të njëjta sepse varen nga produkti bazë.
"Protokolli bazë ka dy preparate. (Tocilizumab është përdorur si një preparat që vepron mirë me artritin dhe ndikon mirë në mekanizmat inflamatorë që ndodhin në majisjen e mushkrive dhe në pjesë të tjera të organzimit).
Ndërsa të tjerët përveçs suportit duke mbajtur në ekuilibër sëmundjet bazë dhe duke i kombinuar më këto preparatë të bëjnë të mundur që në kohëzgjatjen 10 ditore ta mbajnë në kontroll”, tha Kalo.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





