Transmetuar më 18-03-2020, 12:27

Njerëzit që kanë grupin e gjakut A mund të jenë më të rrezikuar për t’u infektuar me koronavirus, sipas një studimi të ri kryer në Kinë. Ndërsa për personat me grupin e gjakut O mund të jenë më rezistentë ndaj virusit.

Shkencëtarët që po studiojnë virusin COVID-19 në epiqendrën e tij të shpërthimit, Wuhan, dhe qytetin Shenzhen, zbuluan se përqindja e pacientëve me grupin e gjakut A, pozitiv dhe negativë, janë infektuar dhe vrarë “dukshëm” me shifra më të larta.

Pacientët e grupit të gjakut 0, ndërkohë, përbëjnë një pjesë më të vogël të të infektuarve dhe të vrarëve nga virusi.

“Njerëzit me grupin e gjakut A mund të kenë nevojë veçanërisht për forcimin e imunitetit dhe masave personale mbrojtëse, me qëllim zvogëlimin e shanseve të infektimit”, shkruajtën studiuesit në Qendrën për Mjekësi të Bazuar në Evidencë dhe Përkthim, bazuar në Wuhan, raporton Nju Jork Post.

Megjithëse ekipi, i udhëhequr nga Wang Xinghuan, e cilësoi studimin si “paraprak”, e theksoi se më shumë punë duhej bërë për të arritur në gjetje konkrete.

“Nëse jeni tipi A, nuk ka nevojë të bëni panik. Nuk do të thotë që do të infektoheni 100 përqind, "tha Gao Yingdai, një studiues në qytetin e Tianjin. "Nëse jeni tip O, nuk do të thotë që të jeni plotësisht i sigurt. Ju ende duhet të lani duart dhe të ndiqni udhëzimet e dhëna nga autoritetet. "

Kujtojmë se ka më shumë se 196,000 raste të infektuar në mbarë globin me Covid-19, si dhe më shumë se 7.800 vdekje./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd