Transmetuar më 18-03-2020, 10:36

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjobit një furrë buke në kuadër të masave të marra ndaj koronavirusin.

Në sfidën ndaj Covid-19, AKU bën me dije se në të gjithë vendin ka ngritur grupe kontrolli dhe monitorimi me qëllim forcimin e sigurisë ushqimore dhe shmangien e çdo mundësie për përhapjen e virusit dhe rrezikimin e shëndetit të konsumatorëve.

Drejtoria Rajonale e AKU Fier ka vijuar monitorimet, por edhe kontrollet zyrtare bazuar në bashkëpunimin e fortë me konsumatorët duke këshilluar dhe ndërgjegjësuar subjektet kryesisht furra buke dhe markete ushqimore për nevojën e shtimit të masave të sigurisë.

Zbatimi i kushteve të mira higjeno-sanitare, mos abuzimi me çmimet, por gjendja pranë çdokujt në nevojë në këtë situatë të vështirë nga njëra ane si dhe mbajtja e mjeteve mbrojtëse, uniformave dhe shmangien e prezencës së shumë qytetarëve brenda subjektit nga ana tjetër janë fokusi i veprimtarisë së këtyre ditëve nga AKU-së.

Në sajë të shtimit të kontrolleve si dhe bashkëpunimit më konsumatorët në një subjekt furre buke për shkelje të kërkesave ligjore u vendos masa administrative “gjobë”.

Në mbyllje thuhet se shtimi i kujdesit i shërben shëndetit të secilit prej nesh. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd