Transmetuar më 17-03-2020, 20:10

Përgatitja e pakove me ushqime për familjet në nevojë dhe pensionistët për shkak të situatës së koronavirusit ka nisur.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka parë nga afër punën për përgatitje nga Rezervat e Shtetit.

Xhaçka u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë durim duke i siguruar ata se do kenë mbështetjen maksimale të struktutave shtetërore.

"Dua t’u them të gjithëve se jemi të gjithë bashkë në këtë luftë! I mirëkuptojmë maksimalisht hallet, stresin, pasigurinë për gjërat bazike, por ju lutemi të gjithëve të kenë besim dhe të bëjnë durim! Që në momentin e parë të pershkallëzimit të masave Jemi angazhuar bashkë me rezervat e shtetit, emergjencat civile, bashkitë dhe po përgatisim mbështetjen e atyre qe janë më në nevojë", tha Xhaçka.

Prioriteti mbeten pensionistët kryefamiljarë dhe familjet më të varfra, të cilët do të marrin pakot ushqimore për të kaluar këtë periudhë vështirësie që ka prekur të gjithë botën./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd