
Përditësuar/ NOA.al – E martë, 17 Mars 2020 – Shifrat e prekjes nga koronavirusi dhe viktimave vijojnë për të disatën ditë rresht të jenë shqetësuese në Itali.
Raporti që publikoi para pak çastesh ministria italiane e Shëndetësisë evidenton se 24 orët e fundit janë infektuar edhe 3526 persona, kurse kanë humbur jetën 345 vetë.
Të dhënat tregojnë se ka shkuar në 31506 numri i përgjithshëm i personave të prekur.
Ndërsa ka arritur në 2503 shifra totale e të vdekurve.
Shifrat tregojnë se nga numri i përgjithshëm i të prekurve sot janë shëruar 192 njerëz duke e çuar në 2941 numrin e përgjithshëm.
Nën mbikëqyrje mjekësore janë 26062 njerëz, në gjendje kritike, 2060 vetë.
Italia ka arritur mesataren 521.1 të infektuar në 1 milionë banorë, më e larta aktualisht në të gjithë botën.
https://www.facebook.com/DPCgov/videos/1674732919359666/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





