Transmetuar më 17-03-2020, 16:25

Kryetarët e partive poolitike në Maqedoninë e Veriut kanë zhvilluar sot një takim me presidentin Stevo Pendarovski dhe kanë rënë dakord që të anulohen zgjedhjet lokale të datës 12 prill.

Përfaqësuesit partiakë thanë se jeta e shëndeti i qytetarëve është në plan të parë. Kjo bëhet për shkak të përhapjes së koronavirusit në fqinjin tonë lindor.

Në takim ishte i pranishëm kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, kreu i VMRO DPMMNE Hristijan Mickovski, kryetari i ASH Zijadin Sela, i Alternativës, Afrim Gashi dhe i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. BDI-në e përfaqësonte Bujar Osmani dhe Izet Mexhiti ndërsa PDSH-në Organ Ibrahimi dhe Frymëzim Dauti.

Në takim ishte edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe kryeministri Oliver Spasovski.