Transmetuar më 17-03-2020, 14:28

Kina është zemëruar nga deklarata e presidentit amerikan Donald Trump që e quajti koronavirusin ‘virus kinez’.

Presidenti Trump bëri një postim në Twitter dje ku thoshte: ‘Shtetet e Bashkuara do të mbështesin plot fuqi këto industri si linjat ajrore dhe të tjera, të cilat janë prekur nga virusi kinez. Ne do të jemi më të fortë se kurrë më parë!’

Pekini kërkoi sot që pala amerikane të korrigjojë gabimin menjëherë dhe të ndalojë akuzat e saj të pabaza.

Geng Shuang, një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, akuzoi politikanët amerikanë për promovimin e frikës duke lidhur koronavirusin e ri me Kinën.

Ai nuk e përmendi Presidentin Trump konkretisht, por po i referohej tweet-it të Presidentit Trump, raportoi agjensia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua.

"Ne shprehim indinjatë të fortë dhe kundërshtim ndaj kësaj," tha Geng në një konferencë për lajme./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd