Transmetuar më 17-03-2020, 13:37



Burj Khalifa në Dubai, grataçela më e lartë në botë, me 829 metrat e saj dhe simbol i Emirateve të Bashkuara Arabe, u ndriçua natën e lënë pas me ngjyrat e flamurit italian.
Po ashtu në të u shkrua “Jemi me ju”, në shenjë solidariteti me Italinë, ku deri më tani nga koronavirusi kanë humbur jetën 2158 persona.
“Bashkë me të gjithë italianët që jetojnë dhe punojnë këtu, i jam mirënjohës qeverisë së Emirateve Arabe për këtë veprim mbështetës ndaj vendit tonë”, deklaroi ambasadori italian në EBA, Nicola Lener. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





