
Ish-deputeti i PD-së Luan Baçi e ka cilësuar të rëndë situatën që po ndodh në Fier, pasi janë regjistruar disa raste me koronavirus.
Baçi tha se situata është përkeqësuar për dy persona të prekur nga famija Sulaj, ndërsa theksoi se ende nuk është gjetur personi që i ka transportuar me taksi.
“Asnjë përçapje tjetër, për ta gjetur, kush është, kë ka kontaktuar dhe çfarë rrisku paraqet. Zinxhiri i të prekurve në Fier, ka gjasa të jetë i madh dhe institucionet përgjegjëse nuk marrin asnjë masë, për evindentimin dhe vendosjen në karantinë të tyre”, shkruan ai.
Në spital, ka mungesë të theksuar maska, dorashka, alkooli dhe të tjera, thekson ai, ndërsa shton se personeli mjeksor aspak i mbrojtur dhe shume i ekspozuar ndaj ketij rreziku qe tashme eshte evindente kudo.
Sipas tij, Propaganda e policisë, për çiftin nga Mbërsi se kanë izoluar fshatin është pa kuptim kur e dimë se këta banorë janë me banim në Fier dhe historia e lëvizjeve të tyre është e panjohur./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





