Transmetuar më 17-03-2020, 11:43

Një mbledhje virtuale e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, me pjesëmarrjen e komisionerit për zgjerimin, Oliver Varhelyi, po zhvillohet online në datën e paracaktuar.

Lajmi bëhet me dije nga Kryeministri Edi Rama i cili informon se gjatë saj u diskutua garantimi i aksesit të vendeve të rajonit tonë në tregun europian për importet mjekësore gjatë luftës me virusin.

Po ashtu është diskutuar edhe plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave të luftës mbi biznesin e mbi punonjësit e sektorit privat, të detyruar të rrinë në shtëpi dhe kontributi i Bashkimit Europian për vendet e rajonit tonë në këtë reagim.

“Mbledhja e Këshillit Europian javën e ardhshme, ku do të diskutohet edhe vendimmarrja për çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut”, shkruan Rama.

Ai thotë se Shqipëria ka vepruar shpejt e saktë në marrjen e masave shtrënguese dhe ndërkohë që lufta vazhdon, plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave po merr formë. /a.y/noa.al 

PËRDITËSIM LIVE

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd