Transmetuar më 17-03-2020, 11:06

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor jep një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata drejtues mjetesh që duan autorizim për qarkullim në këto ditë me kufizime të rrepta prej koronavirusit.

“Për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve për vajtje-ardhjen në punë, me automjetet e tyre, për rastet kur nuk kanë transport nga firma ku punojnë – VETËDEKLARO ONLINE për qarkullimin për fashot e orareve, paradite ora 07:00-08:00 dhe pasdite ora 16:00-17:00, vetëm për nevoja pune dhe sipas të dhënave të formularit”, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se për lejimin e qarkullimit përtej orareve të sipërcituara, duhet autorizim i veçantë nga organet e Policisë së Shtetit.

Duke klikuar KËTU, mund të bëni vetëdeklarimin online. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd