
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë një tjetër akt normativ i cili hyn në fuqi sot dhe është i detyrueshëm për zbatim pa afat, duke përcaktuar sanksione të reja.
Sipas aktit, nëse del më këmbë pas orës 18 gjobiteshme 10 mijë lekë të rinj, por edhe të bllokohet makina nëse e ke një të tillë. Edhe nëse dukesh nga liqeni apo ndonjë ambient tjetër të hapurz gjobitesh 20 mijë lekë e sërish të bllokohet 3 muaj makina. Bllokim sanksionohet edhe për mjete të tjera si motorët e biçikletat nësr shkelen pikat e Aktit Normativ.
Masa e re e bllokimit të makinave dhe mjeteve të tjera duket të jetë një investim i sforcuar për forcat e rendit. Të detyruar të zbatojnë urdhrat e pambarimtë që po jep Rama, të investohen edhe me bllokim makinash të këmbësorëve, kjo duket e tepërt.
Ylli Manjani, ish ministër i Drejtësisë dhe disa herë deputet i PS dhe LSI e quan këtë ndëshkim të ri si mrekullia tjetër ligjore!
"Mirë që ndalon lëvizjen e njerëzve, por ndalon edhe makinat e tyre të rrinë në garazh/parking. Jua bllokon, pavarësisht se makina nuk është në përdorim. Shpikje, jo. Eksperiment njerëzor, po", thotë Manjani.
Ai e çon edhe më larg idenë e tij kur thotë: "Rroftë armiku COVID 19, që të nxjerrë të gjithë helmin e magazinuar në tru e tëmth, që ky njeri ka ndaj lirisë, pasurisë dhe të drejtave të çdo njeriu! Si thoshte për Saliun? "I bie veglave muzikore me vesh"… hahaha. Fiks këtë gjë po bën vetë. I bie ky të njëjtave vegla me vesh e me lesh. Budallëk i madh! Ndërkohë europa, boll të rrepta i ka masat ndaluese, por jo të çmendura. (Për të gjithë ata që na hapën barkun duke krahasuar eksperimentin tonë me masat në Europë)".
Manjani paralajmëron se të tjera çudira priten nga Rama: "Por ka prapë, ka të tjera çmenduri… Ka shumë helm të akumuluar dhe tani, në fund të mandatit do ta nxjerrë. Rroftë sebepi! Mjer ata nëpunës që do t’u kërkohet t’i zbatojnë këto eksperimente të çmendura!".
Sakaq edhe nga qytetarë të ndryshëm ky akt normativ po përcillet me mospajtim dhe çudi.
"Kjo qenka perle fare merr gjobe se leviz ne kembe, dhe si mase plotesuese eshte bllokimi i automjetit, motor, biciklete.. Zot na ruaj…", shkruan A.D.
Ndërsa R.B. thotë: "Une them edhe po s’ke makine te bllokohet ajo e komshiut, shokut, kusheririt bile edhe e taksistit qe te ka bere xhiron e fundit. Zot fale se s’di ç’ben!"
Dhe J.I. ka një dozë humori për këto ndëshkime të reja: "Hahahaha! Dashka të hapë servis makinash në fund të kësaj gjendje. Po ku e paska bërë të mesmen ky, ta bëjmë dhe ne". /noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





