Transmetuar më 17-03-2020, 10:10

Babë e bijë të cilët rezultuan me koronavirus në Dërmenas në Fier, janë përkeqësuar.
Teksa prej disa ditësh ishin karantinuar në shtëpinë e tyre, kanë pasur komplikime shëndetësore.
Për rrjedhojë ata janë nisur me ambulancë drejt Spitalit Infektiv në Tiranë, për mbikëqyrje mjekësore.
Sakaq në spitalin e Fierit, ekipet e Institutit të Shëndetit Publik, po marrin tamponët e 17 mjekëve dhe infermierëve të cilët patën kontakt me një grua e cila kishte qenë në Itali dhe e kishte fshehur këtë fakt.
Dyshohet se gruaja mund të jetë prekur nga koronavirusi, çka ka bërë që të shtohen edhe kontrollet dhe verifikimet. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





