Transmetuar më 17-03-2020, 07:39
Foto ilustruese

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në katin e tretë të në pallati në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30, në rrugën e Teleferikut.

Në katin e tretë të një pallati ka rënë zjarr në banesën e shtetasit G.Ç., 42 vjeç.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, ku u bë e mundur dhe fikja e zjarrit.

Nga zjarri është dëmtuar lehtë pronari i banesës, shtetasi G.Ç., jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al