Transmetuar më 16-03-2020, 23:43

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një lidhje me skype në emisionin Open ka kritikuar masat e marra nga qeveria për koronavirusin.

“Nuk jam e frikësuar aspak. Nuk bie dakord me masat e qeverisë. Nuk është ndaluar askund lëvizja e këmbësorëve, vetëm tek ne. Vetëm ne flasim për gjoba dhe burg nëqoftëse del si këmbësor”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së, ka “thumbuar” Ramën si dhe ka “duartrokitur” veprimet e kryedemokratit Lulzim Basha duke thënë:

“Se ka frikë Edi Rama nga problemet me frymarrjen që ka nuk do të thotë që të masat e ndërmarra janë në rregull. Kam parë kreun e opozitës që shkon në zyrë dhe nxjerr masa. Ndërsa Rama ka frikë nga problemet shëndetësore që ka, dhe nuk lëziv nga Surreli”.

Kryemadhi në fund u shpreh:

“Duhet të japim një mesazh pozitiv. Jo më kot kam dalë pranë portretit të shënjtores Nënë Tereza. Le të lutemi te Zoti, të Nënë Tereza, se vdekjen fizike ta sjell zoti, ndërsa vdekjen shpirtërore ta sjell qeveria”./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd