Transmetuar më 16-03-2020, 22:09

Tirana solidarizohet me Italinë në këto ditë të vështira për shkak të koronavirusit.

Pallati i Kulturës në Tiranë, është ndriçuar mbrëmjen e sotme me ngjyrat e flamurit italian.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar foton në rrjetet sociale ku shkruan:

“Tiranë, Shqipëri – Le të rezistojmë së bashku, le të luftojmë së bashku! Ne do të fitojmë së bashku”.

Në Itali 24 orët e fundit janë infektuar edhe 3233 persona, kurse kanë humbur jetën 349 vetë.

Autoritetet italiane publikuan sot situatën e 24 orëve të fundit në këtë vend për pasojat e infektimit me koronavirus.

Të dhënat e fundit tregojnë se ka shkuar në 27980 numri i përgjithshëm i personave të prekur.

Ndërsa ka arritur në 2158 shifra totale e të vdekurve./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd