Aktori i njohur infektohet me koronavirus: Qendroni në shtëpi dhe pa panik
Transmetuar më 16-03-2020, 20:44

Aktori i njohur britanik Idris Elba, konfirmon se është i infektuar me koronavirus.

Aktori 47-vjeçar shprehet se ka rezultuar pozitiv ndaj virusit vdekjeprurës COVID-19.

Elba mori rezultatet e testit mëngjesin e ditës së sotme.

“Ndihem mirë por jam izoluar. Qendroni në shtëpi dhe jini pragmatistë. Do ju informoj sërish për të reja. Pa panik”, shkruan aktori krahas një videoje të publikuar në llogarinë e tij në Twitter.

Më poshtë keni reagimin e aktorit./a.k/noa.al/

Loading...