


Këshilli i Ministrave në Itali ka miratuar dekretin “Kurojmë Italinë”, i cili parashikon masat për përballimin e emergjencës prej koronavirusit.
Ndryshe nga ai shqiptar, për Kryeministrin Giuseppe Conte “nuk duhen masa të reja, por duhen respektuar ata që janë në fuqi”.
Dekreti në fjalë parashikon miratimin e fondit prej 25 miliardë euro për përballimin e emergjencës dhe mbrojtjen civile.
“Jemi të vetëdijshëm që nuk mjafton, qeveria do të përgjigjet sot dhe nesër me një plan të studiuar investimesh për një situatë që vendi nuk e ka njohur kurrë më parë. BE na ndjek. Sinjalet e para janë të rëndësishme”, deklaroi Conte.
Ai tha se qeveria do iu gjendet pranë familjeve, profesionistëve, grave, burrave dhe të rinjve që po bëjnë sakrifica të mëdha për të mirën e përgjithshme.
Deklarata e tij u bë gjatë konferencës së sotme për mediat, kur bëri me dije se për të forcuar kontrollet anti-virus në porte dhe aeroporte do të shtohet më shumë personel në ministrinë e Shëndetësisë.
Për personelin mjekësor parashikohet pagë shtesë. Në Itali numri total i të prekurve nga koronavirusi është 24747, ndërsa i viktimave 1809. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





