Transmetuar më 16-03-2020, 14:06

Ministria e Shëndetësisë duhet të japë përgjigje se çfarë po bëhet me plotësimin e nevojave për terapi intensive. Kërkesa për informim është bërë sot nga Together for Life dhe Instituti Shqiptar i Shkencave / Open Data Albania.

Në letrën dërguar Ogerta Manastirliut, kërkohet informacion sa janë rritur kapacitetet me mjete logjistike në javën e fundit.

Cilat janë marrë masa për blerje dhe import të pajisjeve për terapi intensive, në sa raste janë bërë dhurime dhe a është kërkuar ndihmë nga Kina (e cila nuk e ka mbyllur ende eksportet) për aparatura të terapisë intensive si vijon:

Aparate Respiratore; Monitorë pacienti; Shtrate të lëvizshme për Terapi Intensive; Shiringa Elektrike; Linja furnizimi me oksigjen air dhe vakum Defibrilatorë Elektrokardiogramë, etj.

Në përfundim qëllimi i kësaj kërkese është informacion mbi kushtet dhe garancitë për Terapi Intensive.

"Kërkesa synon të nxisë transparencë, llogaridhënien dhe besimin publik", pohojnë drejtueset e këtyre OJF-ve, Eglantina Bardhi dhe Aranita Brahaj.

Mbetet të presim se sa do të përgjigjet ministria e Shëndetësisë. /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd