Transmetuar më 16-03-2020, 12:47

Pas lajmit se dy banor të fshatit Mbërs në Roskovec kanë dalë pozitiv me koronavirus, bashkia e qytetit apelon për izolimin e fshatit.

Çifti i bashkëshortëve që ka rezultuar pozitivë kanë pasur kontakte të ngushta me banorët e fshatit.

Po ashtu, bashkia Roskovec u bën thirrj+e banorëve për qëndrim në shtëpi dhe higjienë maksimale personale për veten dhe të tjerët.

“Çifti i bashkëshortëve  G & S Misiraj, i janë nënshtruar testimit për COVID-19 dhe kanë rezultuar pozitiv. Kjo familje ka pasur histori udhëtimi në Itali.

Bashkia Roskovec i bën  thirrje urgjente të gjithë banorëve të fshatit Mbërs të vetë- izolohen, duke qenë se familja Misiraj ka pasur kontakte të ngushta me banorët e fshatit”, thueht ndër të tjera në njoftim./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd