Transmetuar më 16-03-2020, 07:53

Qeveria e Kosovës, me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka shpallur emergjencë për shëndetin publik.

Ky njoftim vjen pas konfirmimit edhe të katër rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, duke çuar në nëntë numrin e personave të infektuar.

FME 8 (shëndeti publik dhe shërbimet mjekësore), mundëson që institucionet përkatëse, në rastet e shpalljes së emergjencës të shëndetit publik, të mund të plotësojnë nevojat për preparate farmaceutike apo për personel mjekësor, si dhe të sigurojnë vaksina për parandalimin e sëmundjeve të caktuara ngjitëse.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i bërë ballë virusit që është përhapur në shumë vende të botës.

Dje është njoftuar se qeveria e Kosovës ka vendosur të shtyjë pagesat e kësteve të kredisë dhe ka marrë edhe masa tjera për t’u përballur me këtë situatë./b.l/noa.al/