Transmetuar më 15-03-2020, 22:55

Shkodran Mustafi është një nga futbollistët me origjinë shqiptare më të suksesshëm në qarkullim.

Shqiptari nga Gostivari ka fituar Kupën e Botës me Gjermaninë dhe aktualisht aktivizohet me Arsenalin në Premier League.

Futbolli në Evropë është totalisht i pezulluar për shkak të përhapjes së koronavirusit, por disa nga futbollistët kanë zgjedhur të bëjnë një sfidë, ku teksa lajnë duart ashtu siç janë dhe rregullat nga specialistët, duhet të mbajnë dhe xhonglime.

Shkodran Mustafi i është bashkuar sfidës së bashku me fëmijët e tij, e derisa xhonglon topin, mbrojtësi i Arsenalit dëgjohet që u flet shqip fëmijëve të tij.

Një gjest për tu duartrokitur ky.

Më poshtë keni videon.