Koronavirusi, Prishtina duartroket mjekët në këto ditë sfide
Transmetuar më 15-03-2020, 21:48

Qytetarët në Prishtinë kanë respektuar thirrjen që është bërë për të duartrokitur “heronjtë në detyrë”, mjekët, të cilët po trajtojnë të infektuarit me koronavirus.

Në videon që shihni më poshtë qytetarët duartrokasin në nder të punës së mjekëve në këto ditë të vështira.

Kujtojmë që ka shkuar në 9 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Vetëm gjatë ditës së sotme janë konfirmuar katër raste të reja.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i bërë ballë virusit që është përhapur në shumë vende të botës./a.k/noa.al/

Loading...