Transmetuar më 15-03-2020, 21:33

Gazetari Arian Çani i cili prej shumë vitesh drejton emisionin talk show Zonë e Lirë, evidentoi sonte urdhrin e mbërritur nga Autoriteti i Medias Vizive AMA që të ndalohet pa afat programet televizive me mbi 2 njerëz në studio.

Çani e sheh këtë si një shfrytëzim situata nga kryeministri:

"Na mbylli i Gjati na mbylliiiii. Ka 20 vjet që e pret këtë ditë… Putain… Bravo Ramses! Bravo o Faraon i Egjiptit!!! Tani je që je, futi ntenjë mbyllur dhe rrjeteve sociale diarre dhe fli i qetë… Të erdhi dita dhe e meriton. Ke luftuar për këtë ditë… Jepi Rams. Merr hak fort. Askush s’e ka mendjen në këto kohë kolerash. Madje shumica e banorëve idiotë dhe analfabetë të ketij katundi, do të gëzohen pa masë. Jepi Ramses Faraoni… Godit fort. Déguelasse!

Urdhri i Auroritetit të Mediave Audiovizive që mbërriti në televizionet shqiptare është:

"Të gjitha transmetimet audiovizive me më shumë se dy persona në të njëjtën studio televizive dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe vendosja e bllokimit, të pjesshëm ose të plotë, të transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose ndalimi i funksionimit të pajisjeve, pas marrjes së vendimit nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe zbatohet nga organi kompetent".

Ky urdhër mbërriti pak orë pasi Rama nga shtëpia e tij në Surrel deklaroi se do të ndalojë programet televizive me mbi 2 njerëz në studio. /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd