
Në të gjithë botën aktualisht sipas të dhënave të orës 21.15 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, janë të konfirmuar me koronavirus 168866 persona.
Vetëm sot janë prekur 12264 persona dhe shtrirja e infeksionit shkoi në 157 shtete të botës.
Sot kanë humbur jetën 668 vetë duke e çuar në 6492 numrin e jetëve të shuara.
Rezultojnë gjithsej 76598 njerëz të shëruar.
Aktualisht në luftë me vdekjen janë 5913 vetë. Në gjendje më pak serioze janë 79825 njerëz.
Numrin më të lartë të të infektuarve të sotëm e pati Italia me 3590 njerëz e ndjekur nga Spanja me 1452, Gjermania 1214, Irani 1209, Franca 924, Zvicra 842, SHBA 457, Anglia 232, Austria 205, Belgjika 197, Holanda 176 raste të reja në një ditë.
Kina sot evidentoi 25 raste. Shumë shtete të kontinenteve të Afrikës dhe Azisë regjistrojnë vetëm raste sporadike nga një deri në disa syresh.
Vetëm sot në Itali vdiqën 368 vetë. Në Iran 113, Spanjë 96, Francë 36, Angli 14, Holandë 8, SHBA 6 njerëz.
Turqia mbetet në 6 raste të prekurit kurse Kosova ka sot 9 raste, të dy vendet pa viktima.
Në Malin e Zi nuk raportohet asnjë rast. Në Maqedoni janë 19 të prekur pa raste të reja për të disatën ditë.
Në Greqi sot pati 103 raste të reja duke shkuar në 331 dhe një të vdekur i katërti që nga nisja e infektimit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





