Transmetuar më 15-03-2020, 20:11

Një 55-vjeçar nga qyteti i Memaliajt, është gjendur i pajetë ditën e sotme në banesën e tij në lagjen nr.1.

Sipas informacioneve, kanë qenë komshinjtë e të ndjerit të cilët kanë gjetur të vdekur trupin e 55-vjeçarit të identifikuar si Leonidha Duka.

Një ditë më parë, Duka u shtrua në Qendrën Shëndetësore në Memaliaj pasi kishte humbur ndjenjat.

Në Memaliaj, pritet të mbërrijë një grup ekspertësh për të vërtetuar shkakun e vdekjes.

I ndjeri Leonidha Duka jetonte i vetëm në banesë.