Shënohen 4 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 9 numri i të prekurve
Transmetuar më 15-03-2020, 19:36

Shkon në 9 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Vetëm gjatë ditës së sotme janë konfirmuar katër raste të reja.

Lajmi vërtetohet nga analiza që u janë bërë sot edhe 70 personave të tjerë që kanë pasur kontakte me 5 të infektuarit e tjerë.

Aktualisht rastet me COVID-19 raportohen në Viti, Klinë dhe Malishevë.

Të premten u raportuan rastet e para në Klinë dhe Viti.

Më pas të shtunën në mbrëmje dolën edhe rastet e reja në Komunën e Malishevës.

Tre qytetet janë në karantininë.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i bërë ballë virusit që është përhapur në shumë vende të botës.

Sot është njoftuar se qeveria e Kosovës ka vendosur të shtyjë pagesat e kësteve të kredisë dhe ka marrë edhe masa tjera për t’u përballur me këtë situatë.

Loading...