Transmetuar më 15-03-2020, 18:49

Koronavirusi është përhapur gjerësisht në mbarë botën.

Modelja e njohur Heidi Klum shprehet se është ftohur dhe se simptomat e saj janë të dridhura, ethe, kollë dhe hundë e bllokuar.

Ajo shpreson të mos jetë e prekur nga koronavirus, por nuk e ka zbuluar ende sepse dy mjekë që i ka njoftuar për ta vizituar, nuk i kanë shkuar në shtëpi.

Klum, 46 vjeçe, mungoi së fundmi në jurinë e spektaklit “America’s Got Talent”, për të cilën thuhej se vuante nga një ftohje e zakonshme.

“Asnjë mjek nuk ka ardhur për të më parë, unë thjesht nuk ndihem mirë, ndaj kam qëndruar në shtëpi – për të mos infektuar njerëzit e tjerë. Qëndroni të sigurtë, të gjithë. Qëndroni në shtëpi nëse nuk ndiheni mirë”, shkruan ajo në rrjetet sociale./a.k/noa.al/