Transmetuar më 15-03-2020, 18:33

Kryeministri Edi Rama thotë se ka një plan ekonomik për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët që të përballojnë pasojat e koronavirusit.

Rama thotë se po reagon pas shpërthimit në rrjete sociale të pyetjeve se pse kaq shumë gjoba dhe asnjë masë lehtësuese.

Në kundërpërgjigje z.Rama thotë se duhet pak durim pasi ai e ka një plan ekonomik për dalje nga kjo krizë pa dhënë detajet të mëtejshme.

Lidhur me gjobat e rënda të aktit normativ, Rama thotë se ato janë për shkelësit dhe jo për popullin e as për të mbushur arkën e shtetit.

Reagimi i z.Rama vjen pasi më herët sot NOA evidentoi ashpërsim të shtetrrethimit me gjoba të rënda (link këtu) si dhe publikoi kërkesën e bizneseve për të shpallur një plan masash lehtësuese për ta dhe qytetarët në tërësi, raport që e gjeni këtu. /noa.al/