Transmetuar më 15-03-2020, 14:09

Ministria e Shëndetësisë lëshoi dje një thirrje për grumbullim vullnetar të mjekëve dhe studentëve të mjekësisë për të bashkëpunuar në situatën e krijuar nga koronavirusi. Edhe pse u fol për vullnetarizëm, u kërkuar të aplikohet online.

Sot kjo ministri njoftoi se për të shërbyer vullnetarisht dhe për t’u vënë krah bluzave të bardha në betejën kundër COVID-19, u janë përgjigjur mbi 1 mijë mjekë dhe infermierë.

Ndërkohë bëhet e ditur se me rrogën e marsit, mjekët që tashmë janë në vijën e parë të luftës, do të marrin bonusin prej 1 mijë euro, që do të vijojë të jepet deri në përfundim të kësaj situate.

Por ky bonus 1 mijë euro sipas kreut të qeverisë, Edi Rama, do t’u jepet edhe të gjithë vullnetarëve që do të vihen në front kundër koronavirusit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd