


Franca ka vendosur që të mbyll të gjithë vendet publike të cilët nuk janë të pazëvendësueshëm, mes tyre restorantet, baret dhe vendet e kultit.
Lajmi u deklarua nga Kryeministri Edouard Philippe, duke thënë se të gjithë baret, restorantet, kinematë dhe dyqanet duke nisur nga mesnata e së shtunës, do të mbyllen.
Kreu i qeverisë bëri thirrje që të shmangen mbledhjet familjare dhe mes miqsh.
Ndërkohë hapur do të mbeten dyqanet ushqimore, farmacitë, bankat dhe transporti urban.
Philippe deklaroi më tej se do të shtyhet turni i parë i zgjedhjeve administrative të parashikuara për në 22 mars,
Në Francë numri total i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 4469, mes tyre 91 të vdekur. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





