
Berati do të ndërpresë qarkullimin e automjeteve për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Duke filluar nga ora 6 e mëngjesit e ditës së nesërme nuk do të lejohet lëvizja me makina.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.
‘Të dashur bashkëqytetarë, ju informoj se bazuar në udhëzimet e fundit edhe në Bashkinë Berat, vihet në zbatim ndalimi i qarkullimit/lëvizjes së automjeteve në akset rrugore kryesore – ndërqytetëse dhe ato rurale duke filluar nga ora 06:00 e ditës së nesërme, deri në një udhëzim të dytë. Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi juaj, do e bëj më të lehtë këtë situatë.
Një falenderim i veçantë për stafet mjekësore dhe policinë e shtetit për punën e realizuar gjatë këtyre ditëve të vështira. Strukturat e Bashkisë Berat do të vazhdojnë në qëndrojnë në gatishmëri për përballimin me sukses të kësaj situate të pazakontë’, shkruan Demon ë njoftimin e dhënë./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





