Një tjetër futbollist në “Serinë A”, i infektuar me koronavirus
Transmetuar më 14-03-2020, 20:35

Një tjetër futbollist në “Serinë A” italiane, është infektuar me koronavirus.

Bëhet fjalë për futbollistin polak i cili aktivizohet te Sampdoria, Bartosz Bereszynski.

Bereszynski bëhet lojtari i shtatë i infektuar dhe i 11-ti në “Serinë A”, i infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti në llogarinë e tij në Instagram.

“Fatkeqësisht, kam dalë pozitiv në testin për COVID-19. Unë ndihem mirë. Pavarësisht se kisha marrë masat parandaluese gjatë ditëve të fundit, nuk ia dola ndaj infektimit. Për këtë arsye ju kërkoj të jeni të përgjegjshëm dhe të qëndroni në shtëpi kurdo që keni mundësi”, shkruan në Instagram futbollisti polak./a.k/noa.al/

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE

Loading...