I pari futbollist me koronavirus bëhet pjesë e fushatës së rëndësishme: Edhe ju mundeni!
Transmetuar më 14-03-2020, 20:32

Mbrojtësi Daniele Rugani ishte i pari lojtar i Juventusit që rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit dhe u vetëizolua menjëherë.

Kjo nuk e ka penguar që të bëjë thirrje për të dhuruar para që të ndihmohet stafi mjekësor në spitalet e Torinos.

Juventusi ka publikuar një video në Twitter ku Rugani thotë: “Unë së bashku me Juventusin, kam marrë pjesë në fushatën për mbledhje fondesh që do të shkojnë për spitalet e Torinos dhe Piedmontit. Edhe ju mund të kontribuoni. Le të tregojmë se jemi të bashkuar, pavarësisht se ndodhemi larg njëri-tjetrit.”

Në këtë mënyrë, Rugani tregoi publikisht se kjo luftë me koronavirusin duhet të mposhtet në një mënyrë.

Deri tani, numri i të infektuarve në Itali është 21,157, ndërsa i viktimave është 1,441./a.m/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Loading...