Transmetuar më 14-03-2020, 19:55

Një pjesëtar i ekipeve të menaxhimit të thirrjeve të urgjencës në Bergamo të Italisë humbi jetën sot pasi ishte prekur nga koronavirusi.
I ndjeri ishte operator i thirrjeve për ndihmë në numrin 118 në qendrën operative të emergjencës së koronavirusit në spitalin Papa Giovanni XXIII.
Nuk dihet se si është infektuar i ndjeri nga sëmundja fatale për jetën e tij.
Para pak ditësh salla e thirrjeve ishte mbyllur dhe dezinfektuar dhe disa operatorë me shenja koronavirusi ishin dërguar në shtëpi dhe thirrjet ishin devijuar në spitalet e tjera të Lombardisë. /noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





