Transmetuar më 14-03-2020, 17:41

Kufijtë me Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut do të mbyllen për të gjithë udhëtarët në hyrjet tokësore që prej ditës së dielë më 15 mars në orën 00:00.

Këtë e konfirmoi kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook duke thënë se hyrjet tokësore për në Shqipëri për të gjithë udhëtarët me autobus, mikrobus apo veturë.

Kufiri tokësor i Shqipërisë do të mbetet kudo i hapur vetëm për transportin e mallrave.

Qeveria ka vendosur të marrë të gjithë këto masa për të ndaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit në vendin tonë.

Deri tani janë konfirmuar 38 të prekur me koronavirus në Shqipëri dhe një viktimë. Kryeministri tha se shifrat mund të rriten javët në vijim, por nuk ka vend për panik pasi konsiderohet situatë e përballueshme./a.m/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd