Transmetuar më 14-03-2020, 16:08

Partnerja e ish-kapitenit të kombëtares, Monica Cana ka treguar si po kalohet kjo periudhë e vetëizolimit në shtëpinë e tyre në Romë.

Ajo ftoi ndjekësit që ti bënin pjesë me anë të opsionit pyetje-përgjigje në Instagram, ku pjesa më e madhe donin të dinin çfarë bën Lorik Cana.

‘Loriku fle pjesën më të madhe të kohës’, shkruan Monica.

Këtë e shoqëroi me një video ku duket se si ngacmon Lorikun teksa fle gjumë. Përveç kësaj, tregoi se është e rëndësishme që të gjithë të kujdesen për vete në ditë të tilla.

Ajo tregon se i lan duart për 20 sekonda sa herë që prek diçka që vjen nga jashtë.

Italia është në izolim mbarëkombëtar pasi numri i të vdekurve ka mbërritur në 1266 dhe 17.660  janë kofirmuar si të infektuar./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd