Transmetuar më 14-03-2020, 15:46

Kryeministri Edi Rama i sugjeroi sot shqiptarëve që të ndalin ushqimin e zakonshëm duke ngrënë 2 vakte me 16 orë agjërim, duke sugjeruar se u bën mirë dhe se bashkë me jogën po i aplikon edhe vetë.

Në një mesazh në televizionin e tij ERTV, z.Rama për të dytën herë sot, ashtu si mbrëmë, u kërkoi shqiptarëve edhe që të mos përdorin kondicionerët pasi siç tha ai, ndihmojnë në përhapjen e koronavirusit.

Teza e z.Rama për kondicionerët nuk ishte dëgjuar deri tani nga ekspertë të OBSH, të paktën në faqen e saj nuk ka një informacion të tillë. Ndërsa në këtë link raportohet se nuk ka evidencë për një pretendim të tillë.

Rama nxiti fort njerëzit që të mbajnë gjithë ditën hapur dritaret për ajrosje të banesave.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/253600955634444/

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2597532770570820/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd