
Personeli mjekësor që i ka shërbyer 61-vjeçares së shtruar në spitalin e Fierit është vetëkarantinuar.
Mjekë, infermierë dhe personel ndihmës janë vetëkarantinuar, konfirmoi Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico.
61-vjeçarja ishte kthyer më 6 mars nga Italia dhe ndodhet në terapi intensive në spitalin e Infektivit në Tiranë. Në terapi intensive është edhe një 66 vjeçar nga Lushnja.
Pesë ditë pasi u kthye, gruaja kishte temperaturë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje.
Deri tani, numri i personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri është 38.
Të gjitha rastet janë të importuara nga Italia dhe të prekur për rrjedhojë prej atyre që e sollën. Disa thonë se bëse do të ishin mbyllur të gjithë kufijtë që kur nisi rasti i parë në Itali, këto raste nuk do ti kishim në Shqipëri. /a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





